Rinisin fluturimet direkte mes Italisë dhe Kosovës, njoftimi i fundit

733
0

Ambasada italiane ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës, duke njoftuar se do të rifillojnë fluturimet direkte mes Italisë dhe Kosovës.

Kjo ambasadë ka publikuar tri udhëtimet e para që do të realizohen në qershor dhe korrik.

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë për udhëtarët! Fluturimet direkte mes #Italisë dhe #Kosovës po rifillojnë! 17 qershor, Prishtinë – Milano Malpensa me Wizz Air 19 qershor, Prishtinë – Veronë me AirPrishtina 18 korrik, Prishtinë – Romë me Wizz Air Vendos maskën dhe udhëto sigurtë!