Diola eliminohet, Olta çon në nominim tre banorë, cfarë ndodhi mbrëmë në ‘Big Brother VIP’

86
0

Diola është e eliminuara e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP”. Ajo ishte në nominim me Dean, Kristin, Maestron dhe Nitën.

“Faleminderit shumë të gjithëve! Kam marrë shumë dashuri, jeni bërë si familja ime e dytë! Faleminderit për emocionet! Vazhdoni dhuroni dashuri”, tha Diola teksa po përshëndetej me banorët.

Nita shpërtheu në lot nga eliminimi i saj. “U lidhëm shumë bashkë”, tha ajo.

Ka ardhur rradha e Oltës që të ketë mundësinë të çojë në nominim 3 banorë. Kjo iu komunikua mbrëmjen e djeshme në prime teksa hapi zarfin e kuq që mbante emrin e saj.

“Nuk do doja si njeriu që po bën një dëm të madh ose po ndaj njerëz se e gjitha kjo është një lojë. Këto ditë për mua janë kthyer në jashtëzakonisht shumë të vështira dhe kjo falë Luizit. Ai sot tha se cdo njeri që më është afruar, është siguruar ta largojë. Nuk më bën tën ndihem mirë por këtu brenda jam vetëm dhe më duhet të luaj vetëm. Unë dua të zgjidh rrugën e lojës time. Unë kam lënë jashtë familjen time dhe nuk e kam aspak të lehtë për ta cuar këtë sfidë deri në fund. Dërgoj në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin”, tha ajo.