Skip to content

DINAMIKA/ U qëllua tri here..Si ndodhi Masakra brenda Gjykatës së Apelit: Kur po dilnin në korridor, autori i ..

    Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

    Mësohet se autori tashmë i identifikuar dhe i arrestuar, Elvis Shkëmbi, ka qëlluar tri herë mbi qytetarin dhe më pas mbi babë e bir, gjithsej mbi gjashtë herë. Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri nga të cilët ka marrë një plumb në krah, tjetri një plumb poshtë brinjës.  

    Burime bëjnë me dije se autori Elvis Shkëmbi ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë për një çështje pronësie ku ai ishte palë.

    Seanca ka vijuar normalisht deri sa gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve. Më pas gjyqtari në fund ka dhënë vendim në favor të palës kundërshtare të Shkëmbit, të cilët mbëtën edhe ata të plagosur.

    Pas përfundimit të seancës, të pranishmit kanë nisur të dalin nga salla, po ashtu edhe Kalaja për të shkuar në drejtim të korridorit të gjykatës, por Shkëmbi e ka qëlluar me pistoletë gjyqtarin sapo ka dhënë vendimin.

    Pas krimit autori i ka dorëzuar armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua te oborri i gjykatës, ku jashtë ishte edhe patrulla e policisë që ndodhej jashtë godinës. Autori nuk ka bërë rezitencë dhe ka qëndruar në oborr deri sa policët i vendosën prangat.

    Kalja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në dhjetor 2019 ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit, pas procesit të vetingut, /A2 CNN/