Skip to content

Dimri s’ka ikur ende! Ja si pritet të jetë moti në vijm. Cfarë pritet të premten..

    Duke filluar nga dita e sotme dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

    Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

    Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

    Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme amtosferike.

    Më konkretisht ditën e premte pritet kalimi i shpejtë i një fronti të ftohtë atmosferik.

    Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

    Duke filluar pas orëve të mesditës të diës së Premte moti mbetet përsëri i vranët por reshjet e shiut humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme të dobta dhe lokale.

    Gjithashtu pritet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.