“Dimër i vështirë”, Rama: Edhe sikur hidrocentralet të jenë plot, Shqipëria nuk i përmbush dot ..

46
0

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se qeveria ka marrë masat e nevojshme për të përballuar dimrin e vështirë që na pret përpara.

Ai tha se sa i përket krizës energjetike, Shqipëria varet nga burimet ujore, e megjtihatë sipas tij edhe sikur hidrocentarlet të jenë në kapacitete të plota, vendi ynë nuk i përmbush dot të gjitha kërkesat.

“Urojmë të kemi shiun e nevojshëm, duke qenë se jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në nevojë.

Pasi gjithsesi do të dalim, se edhe sikur të kemi plot e përplot hidrocentrale në Shqipëri, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmushur të gjtha nevojat. Jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.

Sigurisht që do të jetë një dimër i vështirë, por masat që kemi marrë dhe mbështetja masive që do vazhdojmë ti japim disa kategorive do ta lehtësojnë dimrin në mënyrë të arsyeshme,” tha ai.