Dikur punonte llustraxhi këpucësh, sot është këngëtar i famshëm

626
0

I ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtari i njohur Lefteris Pantazis ka folur për fillimet e tij në Greqi, kur punonte llustraxhi këpucësh dhe si u shndërrua në këngëtarin e famshëm që është sot.

“Kur erdha nga Rusia në Greqi isha 8-9 vjeç dhe puna e parë që bëra ishte llustraxhi. Ishin 12 veta që punonin por unë e merrja i pari punën sepse duke lustruar këndoja”, tha Pantazis.

Devis Xherahu tregoi se Pantazis furçën që lustronte këpucët e ka ruajtur akoma dhe e ka parë në zyrën e tij. “Kam 42 disqe platin dhe në mes është furça që lustronte këpucët, që ta shikoj gjithmonë dhe mos harroj kurrë nga kam ardhur”, u shpreh Pantazis.