Dikur punonte kamarier, i riu tregon si i bën 10 mijë euro në muaj

1817
0

Bruno Bajrami është një sipërmarrës shqiptar i cili e filloi karrierën e tij në vitin 2018, duke punuar në industrinë e trajnerëve. Ai drejton me sukses biznesin e tij të këshillimit të biletave dhe është themeluesi i highticketconsulting.com.

I frymëzuar nga suksesi i babait të tij, ai vendosi të fillojë ndërtimin e perandorisë së tij të biznesit nga themelet në Gjenevë të Zvicrës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bruno ka treguar se fillimisht e nisi gjithçka, duke punuar kamarier. Ndërsa më pas nisi vërtetë të bëhej pjesë e biznesit.

Do çohesha çdo ditë në 5 të mëngjesit dhe kuptova që nuk ishte për mua. Zgjodha të punoja kamarier sepse nuk doja ti kërkoja lekë babait në atë kohë, se isha edhe student. Kështu hapi i parë që bëra, fillova të kërkoja në internet se si të bësh para. I provova të gjitha, të gjitha dështuan.

Si tip fati, takova një person që më tha lëri këto dhe fokusohu te shitja. E mora shumë seriozisht.

Bota për momentin i është drejtuar online, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Synimi im kur isha 19-vjec ishte 10 mijë dollarë në muaj. Ky ka qenë synimi im të bëja lekë ekstra. Mu desh 4 muaj e gjysmë, 5 për t’i bërë”, u shpreh ndër të tjera 23-vjeçari.