Dikur një modele e famshme, ndërsa sot kërkon për ushqim nëpër kazanë

227
0

Ajo dikur i kishte të gjitha. Një karrierë të suksesshme si modele, por edhe si aktore, një martesë me aktorin e “Baywatch”, Jeremy Jackson, para dhe famë. Por në disa foto të publikuara nga tabloidi britanik “Daily Mail”, Loni Willison është parë e transformuar plotësisht, duke u endur rrugëve e duke kërkuar për ushqim në kazanët e plehrave.

Siç raportohet, ish-modelja e rrobave të banjës tashmë është e pastrehë dhe vijon të jetojë në Kaliforni. Së fundmi është pikasur në Santa Monica duke u endur nëpër koshat e mbeturinave.

Tatëpjeta e jetës së saj raportohet të ketë filluar gati 10 vite më parë, ku martesa me aktorin e “Baywatch” u mbyll si mos më keq, pasi akuzoi Jackson se u përpoq ta mbyste gjatë një sherri ku të dy ishin të dehur.

Që prej divorcit, ajo ka vuajtur nga varësia ndaj alkoolit dhe probleme të shëndetit mendor. Një dishezë e frikshme, duke menduar që 8 vite më parë ajo po jetonte ëndrrën amerikane, në zemër të Hollivudit.

Përveç alkoolit, ajo raportohet të ketë pasur probleme edhe me drogën. Për herë të parë, Willison përfundoi e pastrehë në vitin 2016, kur humbi edhe vendin e punës në një qendër estetike në Los Anxhelos. Problemet financiare vetëm sa ia vështirësuan ringritjen dhe duke mos paguar dot qiranë, u dëbua nga shtëpia duke u detyruar të jetonte në rrugë.