Dikur ishte biznesmeni më i njohur në Shqipëri, vjen lajmi “bombë” për Rezart Taçin

602
0

Pas gjyqit të katërt të zhvilluar ndaj ish-manjantit të naftës, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm.

E sipas prokurorisë Taçi nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash. Taçi akuzohej se kishte shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO.

Madje këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykim në janar të 2018.

Ama sot gjykata e shpalli të pafajshëm. Ish-manjati i naftës Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi.