Dikur i pastrehë në rrugët e New Yorkut…sot këngëtari shqiptar ndër më të preferuarit në SHBA

638
0

Sot është një ndër këngëtarët më të preferuar në SHBA, dikur Gashi ishte thjesht një i pastrehë në rrugë përpara se të bëhej i famshëm.

Pasi u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij, ASAP Rocky ndërsa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York, jeta e këngëtarit me origjinë shqiptare do të merrte një kthesë të fortë

“Pashë lart, dhe pashë fytyrën e tij në një billboard, dhe ishte dikush që e njihja para se të bëhej i famshëm, dhe unë mendoj se ishte ai që më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai mund ta bënte atë, pse nuk mund ta bëja unë?”, është shprehur Gashi në një interviste ekskluzive për HollywoodLife.

Gashi nënshkroi kontratë me Jay Z dhe RCA, pas disa vitesh pasi Jay Z hodhi në plehra një CD që Gashi i dha gjatë një takimi.

Më 20 shtator, Gashi publikoi albumin e tij të parë, të cilin kishte filluar ta punonte kur ishte i pastrehë në rrugët e New Yorkut.

Tani që po flasim, Gashi mban në duar një orë 250,000 dollarëshe!”, ka shkruar Prive.

“Gjërat kanë ndryshuar, dhe unë jetoj një jetë krejtësisht ndryshe. Çdo gjë që kam kërkuar po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të sepse e kam pritur për 10 vjet”, tha Gashi.