Dikur azilante, shqiptarja zgjidhet kryetare e bashkisë së dytë më të madhe në Suedi

912
0

Histori e rrallë suksesi. Blerta Hoti nga Kosova, dikur azilkërkuese në Suedi, sot është zgjedhur kryetarja e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg.

Lajmin e ka bërë të ditur ministry i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për marrjen e postit.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.

Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.

Shumë shqiptarë të cilët emigruan në shtetet perëndimore kanë arritur suksese të mëdha. Nga muzika, arti politika e shkenca.