‘Diçka po lëviz’/ Peshkatarët detyrohen të çajnë peshkaqenin për t’i nxjerrë atë që mbante brenda (Foto)

595
0

Peshkatarët shpesh hasen me situata të pazakonta dhe kjo e mëposhtmja është njëra prej tyre.
Një peshkatar tërhoqi në kuvertën e anijes një peshkaqen të ngordhur pasi ishte sulmuar për vdekje nga një grabitqar tjetër në brigjet Victoria në Australi.

Megjithatë, kur Mathew Orloc hodhi peshkaqenin në kuvertë e anijes së tij e kuptoi se stomaku i tij ende po lëvizte.

Më pas ai bëri një prerje të improvizuar në stomakun e peshkaqenit mëmë dhe zbuloi 98 “foshnje” brenda saj.

Mathew shihet në video (këtu) se si nxjerr çdo peshkaqen të ri nga brenda peshkaqenit mëmë dhe ky operacion zgjati 9 minuta.

Peshkatari tha:

Sapo ishte në barkë ne pamë shtatë shenjat e kafshimit nga një peshkaqen tjetër. Peshkaqenët Sevengill zakonisht lindin 70 deri 90 të vegjël dhe shtatëzania zgjat 12 muaj.”
Pasi i shpëton nga barku i mëmës, peshkatari Mathew i hedh të vegjlit në det me shpresën se mbijetojnë.