15.5 C
Tirana

Dibrani lë Italinë dhe kthehet në Shqipëri për të kultivuar këtë bimë medicinale: Kjo është parajsa e tokës sime

Date:

Share:

Dibrani Zija Keshi jetonte në Itali, por prej disa vitesh është kthyer në vendlindje dhe po kultivon një frut i cili është shumë pak i njohur në vendin tonë. Fermeri dibran kultivon “Aronia” gjë e cila po i siguron jetesën familjes së tij.

Dibër- Shumë shqiptarë kanë lënë emigrimin dhe janë rikthyer në vendlindjen e tyre për të mos u kthyer më atje ku ishin. Një ndër ta është edhe Zija Keshi nga fshati Maqellarë i Dibrës. Ai sëbashku me familjen e tij jetonte në Itali, por prej pak vitesh është rikthyer në vendlindje. Zijai ka gjetur një biznes fitimprurës që tashmë i siguron të ardhura mjaftueshëm për të gjithë familjen. Ai ka mbjellë një bimë e cila quhet Aronia dhe futet tek bimët medicinale. Zijai na tregon se si e njohu këtë bimë dhe përse vendosi që të rikthehet në vendlindje dhe ta kultivojë vetë.

Në Itali kam punuar bojaxhi 10 vite. Vendosa të rri pranë familjes, fëmijët nëpër shkolla. Po sa u ktheva nga kurbeti, vendosa të bëj kultivimin e një fruti mjekësor, është shumë me vlera kuruese, vendosa të mbjell Aronia. Kam kultivuar 6 dynym këtu. Ka 4 vite të mbjelljes, viti i dytë është viti i prodhimit. Pretendoj që këtë vit të kem 30 kuintalë. Është biznes shumë fitimprurës, vjet mora 12 kuintalë e shita 7 mijë lekë kilja. Sivjet është më shumë prodhim, e kam trajtuar vetëm me pleh organik dhe ujë. Kjo është parajsa e tokës së Dibrës.
Zija Keshi, Fermer

Fermeri Zija Keshi na tregon për vetitë kuruese që ka ky frut i quajtur Aronia i cili është shumë i kërkuar në tregjet ndërkombëtare.

Kjo është një varietet Aronia, i zi. Përdoret për të trajtuar shumë sëmundje, diabetin. Mjafton të hysh në Google, të klikosh “aronia” e të sqaron përse shërben. Vitin e kaluar kanë ardhur e kanë marrë në parcel, më pas e thava, erdhën e morën tek shtëpia.
Zija Keshi, Fermer

Kultivuesi i Aronias, Zija Keshi thotë se vështirësia ka qenë në vitin e parë, por gjithsesi tashmë jo vetëm banorët e Dibrës, por edhe nga Tirana janë njohur me vetitë e frutit kurues dhe kanë shprehur interes të madh.

Fermeri dibran thotë se për fermën e tij i duhet një mbulesë në mënyrë që të mos i dëmtohet prodhimi, siç ndodhi një ditë më parë nga reshjet e breshërit i cili i shkaktoi mjaft probleme.

Shteti duhet të na japë ca grante për mbulesë. Duhet mbulesë për këtë frut.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.