Dhuroi 1 mije euro për katedralen e Parisit, deputeti shqiptar habit me deklaratën: “E bëj për prindërit e mi sepse…”

663
0

Përpos ndihmës që i dha qeveria e Kosovës dhe qeveria shqiptare Francës për rindërtimin e Katedrales së Parisit, një tjetër deputet ka dashur të kontribuojë me para.

Bëhet fjalë për deputetin shqiptar në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri i cili ka ofruar një mijë euro nga paga e tij, edhe pse siç shkruan ai, nuk është më financa aq mirë sa ka qenë më parë.

KOMENTI I PLOTË I LABINOT TAHIRIT:

Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.

Faleminderit FRANCË?

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët???

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.