9.5 C
Tirana

Dhjetë shenja tipike të një gruaje me shumë klas

Date:

Share:

Gruaja me klas,”zonja”, nuk duhet nënvlerësuar ose marrë lehtë. Ajo është një person me dhembshuri të madhe dhe vetëvlerësim, dhe janë të rrallë burrat që kanë nderin të kenë dashurinë e saj. Më poshtë po rendisim vetëm disa nga shenjat që tregojnë se jeni në praninë e një zonje të vërtetë.

Ajo shfaq kontroll emocional

Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh, ajo e ruan qetësinë. Ajo mund të qeshë, ose të rrezatojë një shkëlqim verbues, por ajo kurrë nuk jep shfaqje duke u shprehur me teprim, thjeshtë për të marrë vëmendje. Ajo është shumë më e mirë se kaq.

Ajo e dëshiron mashkullin, ajo nuk ka nevojë për mashkullin

Nëse një zonjë zgjedh të jetë në shoqërinë tuaj, mos e merrni për të mirëqenë. Ju nuk jeni aty, për shkak se ajo nuk mund të jetojë pa ju (sepse ajo sigurisht që mundet të jetojë pa ju), ju jeni aty, sepse ajo dëshiron që ju të jeni.

Ajo ka peshën e saj të madhe në bisedë

Zonjat me klas nuk flasin për hir të të folurit. Ato kanë ide, mendime dhe janë një partnere e mirë në bashkëbisedime.

Ajo është e mirërregulluar, por jo narciziste

Një zonjë ka gjithmonë klas në paraqitje por nuk është kurrë e obsesionuar me dukjen e saj. Kjo është një arsye për të cilën njerëzit janë të tërhequr prej saj – magjia e një gruaje me klas ndihet kollaj dhe natyrshëm, pa patur nevojë për teprime. Ajo nuk e fsheh bukurinë e saj natyrore, nën përbërje të ngjyrosura dhe as nuk vendos stoli të tepërta.

Ajo tregon dhembshuri

Çfarë të bën me të vërtetë me “klas” nuk është pasuri në çantë, por është pasuri në zemër. Një zonjë me klas është e mirë dhe e vëmendshme ndaj të gjithëve. Ajo nuk gjen kënaqësi në mizorinë apo sarkazmën – ajo kujdeset natyrshëm për të tjerët.

Veshja e saj ekuilibron modën me ndjeshmërinë

Një zonjë me klas nuk ka nevojë të veshë taka, mbi të cilat një modele e modës as nuk ecën dot. Nuk ka nevojë as të shfaqë pjesë të trupit të saj që janë të rezervuara vetëm për shoqëri intime. Modelet dhe standardet ndryshojnë, por ajo nuk përpiqet të tërheqë vëmendjen me shfaqje apo vulgaritet – ajo do ta bëjë këtë me zemër dhe mendje.

Ajo nuk përpiqet të jetë qendra e vëmendjes

Ka një kohë për të folur dhe një kohë për të dëgjuar. Gruaja me klas nuk është personi më i zhurmshëm në dhomë, por kur ajo flet, nuk është e ndrojtur. Nëse ju doni vëmendjen e saj, do të duhet ta fitoni atë.

Ajo merr përgjegjësi për veten

Një zonjë me klas nuk është frikacake. Ajo e kupton se duhet të qëndrojë prapa çdo gjëje që thotë dhe bën. Kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo nuk flet pa kuptim – fjalët e saj kanë kuptim, ashtu si veprimet e saj.

Ajo nuk do që të merret si e mirëqenë

Mjerë ju që e merrni një zonjë si të mirëqenë. Ajo e njeh vlerën e saj dhe vetëbesimi i saj është i shëndetshëm. Nëse nuk dini si ta çmoni, ajo do të ikë.

Kalimin e kohës, një zonjë me klas e përcjell me hijeshi

Ajo nuk e konsideron kohën armikun e saj. Pse? Sepse plakja është e natyrshme; kjo është rruga e gjërave. Një zonjë e sheh kalimin e kohës si një mundësi për të fituar mençuri. Ajo nuk e lufton, sikur të ishte një armik i vetëvlerësimit të saj. / Bota.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.