Dhimbje e madhe, mediat italiane japin lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të 18 vjeçares shqiptare

306
0

“Disa gjëra në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare as që duhet të ekzistojnë. Kështu, në lulen e rinisë, e mori një sëmundje e pashërueshme, Gerta Allushin, një vajzë që vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.”

Kështu e hap shkrimin media italiane “Il Messengero” për ndarjen nga jeta të një vajze të talentuar me origjinë shqiptare. E lindur dhe rritur në vendin fqinj nga prindër shqiptarë, Gerta ka mbyllur sytë përgjithmonë pas gati pesë vitesh betejë me kancerin.

Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste. Gerta Allushi jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe motrën e saj Ana, të cilët nga sot mbartin një dhimbje të madhe për vdekjen e saj.

Gjimnazistja me origjinë shqiptare pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.