Dhimbje dhe lot, fëmijët luten për bukë. Kemi frikë se shtëpia do na zërë brenda (Video)

431
0

“Shpeshherë nuk kemi ngrënë sepse ne nuk kemi se çfarë të hamë, nuk kemi as shtëpi, ne nuk kemi as lodra, e vetmja që mund të luajmë është pula me të cilën luaj bashkë më vëllain”, ky është rrëfimi që të rrëqeth mishin i Etlevës. Mjerim që duket sikur është diku larg, por ndodhet në zemër të Shqipërisë.

Etleva Ahmati një vajzë e vogël, në sytë e të cilës shihen vetëm trishtim, rrëfen dramën e familjes së saj. Ajo jeton më motrat, vëllain dhe prindërit e saj në fshatin Lleshan të Elbasanit. Ajo rrëfen se shtëpia ku fusin kokën është prishur dy herë por babai i saj nuk ka mundësi që ta rregullojë.

Vajza shoqërohet nga drejtori i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, të cilit i rrëfen banesën ku jeton. Arbri tregon atë që sheh me sytë e tij, një “banesë” që nuk përmbush asnjë kusht minimal, e cila ndodhet në një zonë të rrëshqitshme, me trarët që kërcasin dhe mund të shemben nga momenti në moment, e më pas mund të shkaktohet një tragjedi.

E vetmja elektroshtëpike që kanë në shtëpi është frigoriferi i cili është bosh pa asgjë brenda.

Prindërit tregojnë se nuk kanë asnjë mundësi për të rregulluar shtëpinë. Ata rrëfejnë se nuk kanë asgjë për të ushqyer fëmijët. Varfëria është ekstreme, shumë net fëmijët qajnë dhe flenë të pangrënë sepse nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Prindërit kërkojnë një banesë që të fusin kokën dhe fëmijët të mos mbeten jashtë në dimrin e ashpër që po vjen.

E gjithë familja dhe “Fundjavë Ndryshe” kërkojnë nga të gjithë shqiptarët që t’i ndihmojnë me sa kanë mundësi që ata të flenë të ngrenë dhe në një banesë me kushtet minimale ku të ndjehen të sigurt dhe ngrohtë.

Për të gjithë ato që duan të dhurojnë :
Link i dhurimit Paypal ose Credit Card : https://ffn.al/en/donate-2/
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farberhajdariofficial%2Fvideos%2F297691814161685%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>