Një fotografi nga ceremonia e lamtumirës së ish kryeministrit Fatos Nano u shpërnda sot në media, ku pretendohej se ishte ish gruaja e ish liderit socialist, Rexhina Nano.
Por, informacioni rezulton i pasaktë.

Sipas burimeve, gruaja në foto është Shefikat Ngjela, mikeshë e vjetër e familjes Nano dhe e bashkëshortes së tij, Xhoana Nano.
Në realitet, Rexhina Nano nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë mortore që u mbajt më 2 nëntor në Tiranë, ku morën pjesë figura të shumta të politikës, artit dhe jetës publike shqiptare.