“Dexit”/ Dalja e Gjermanisë nga BE, ja cfare thone mediat gjermane

Partia Alternativa për Gjermaninë do e ketë pjesë të axhendës elektorale nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Europian.

400 nga 600 delegatët e partisë gjermane të ekstremit të djathtë votuan të dielën tezat me të cilat do të konkurrojnë në zgjedhjet e shtatorit.

“E konsiderojmë të nevojshme daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian dhe themelimin e një grupi të ri interesi europian dhe ekonomik,” deklaruan delegatët e AFD-së.

Në lidhje me këtë ide, që në Gjermani ka marrë emrin “Dexit”, si Brexit-i i Anglisë vitin e kaluar, rivalët politikë thanë se kjo do të sillte fundin e BE-së dhe të tregut të përbashkët.

Partia më e madhe opozitare, e cila njihet për qëndrimet anti-myslimane dhe anti-emigracion, votoi edhe për ndalimin total të bashkimit familjar mes refugjatëve nëse do të vijë në pushtet, për një model emigracioni si të Japonisë, dhe që testet apo vaksinimi kundër covid-19 të mos jenë të detyrueshme.

Mbetet për t’u vendosur lideri që do e prijë AFD-në në garën parlamentare të 26 shtatorit.

Përballë ultra-djathtistëve do të jenë konservatorët e kancelares Angela Merkel, vendin e së cilës e kërkojnë dy kolegët e saj, Markus Zëder dhe Armin Lashet.

Sondazhet paraprake e renditin CDU-CSU-në e Merkelit me rreth 27 për qind të votave, të dytët vijnë të Gjelbrit, ndjekur nga socialdemokratët, ndërsa opozitarët e AFD-së luhaten mes 10 dhe 12 për qind të mbështetjes popullore.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.