15.5 C
Tirana

Detajet/ 30 mijë $ për të shkuar në Amerikë, si paguheshin paratë te trafikantët (Video)

Date:

Share:

Pagesa me dy pjesë në dorë dhe nëpërmjet agjencive të transfertave të parave ishin mënyrat që përdorte rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt Amerikës dhe Kanadasë, ku pjesa më e madhe e klandestinëve ka ikur me avion në SHBA e Britani.

Sipas hetimeve të Prokurorisë ky grup përdorte mënyra duke falsifikuar vizat amerikane, pasaporta të vendeve të BE-s, ku ndërroheshin fotot dhe vendoseshin fotot e shqiptarëve që emigronin, si dhe viza false të lëshuara nën siglën e shteteve të Meksisës dhe Republikës Domenikane.

Të arrestuarit si pjesë e 7 grupeve kriminale të trafikimit të klandestinëve të hënën do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masat e sigurisë caktuar ndaj tyre në mungesë dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Prokuroria e Krimeve ka nisur dhe sekuestrimin e dokumentacioneve pranë zyrave të transfertave të parave në disa qytete të vendit, ku në një periudhë 5-vjeçare janë kryer kalim parash për llogari të të arrestuarve.

Shumat e paguara për të kaluar ilegalisht drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve arrinte nga 7 mijë paund në 25 mijë dollarë. Për këto grupe kriminale janë në total 51 urdhër arreste prej të cilave 39 të ekzekutuara dhe për 12 persona vazhdon ende operacioni pasi nuk janë kapur.

 

d.c./shqiptarja.com

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.