Skip to content

DETAJE të REJA nga atentati në Rinas! Viktima sapo kishte mbërritur nga Spanja, ndërsa personi..

    Një ngjarje e rëndë u raportua mesditën e kësaj të marte ku një atentat me pasojë vdekjen e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit dhe plagosjen e një tjetri, ndodhi pranë aeroportit të Rinasit.

    Sipas informacioneve të reja, Gilmando Dani sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Spanjë dhe ishte pritur nga i plagosuri në momentin kur ndodhi atentati. Ai u qëllua sapo zbriti nga avioni në Rinas. Ngjarja dyshohet të jetë një atentat i planifikuar, ndërsa autoritetet janë angazhuar në hetime për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij sulmi të dhunshëm. Muçi Shaljani bëhet me dije se është agjent i AMP.

    Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Halil, në zonën e Krujës, dhe dyshohet se kjo mund të jetë makina e autorëve të atentatit tragjik të ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Në këtë ngjarje, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, humbi jetën, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Muçi Shaljani i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

    Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon hetimet, duke përdorur provat dhe kamerat e sigurisë për të ndihmuar në kapjen e autorëve.