Skip to content

Detaje të reja. Ja kush ishte i riu që humbi jetën në poligonin e qitjes

    Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes.

    Mësohet se Bledi Hasani ka qenë klient i poligonit “Action Target” i biznesmenit Emiljano Dusha, pranë stadiumit kombëtar, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.