Dështon takimi i pedagogëve dhe ministres Kushi, zbulohet lëvizja më e fundit! Ja cfarë paralajmërojnë ata

134
0

Ka përfunduar pasditen e sotme takimi mes pedagogëve dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi i cili duket se nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.


Bëhet me dije gjatë një deklarate për mediat pas takimit, se është rënë dakord vetëm në lidhje me doktoraturat dhe një rikonceptim të orëve, por ata ende u qëndrojnë kërkesave të tyre.

Më tej në fjalën e tyre ata paralajëmruan se protesta do të vijojë më 5 tetor dhe do të jetë në formën e tubimeve.

“Në lidhje me transparencën e shpenzimeve të universiteteve, Ministria premtoi se do i kërkonte transparencë universiteteve, si shpenzohen paratë publike. Ramë dakord për pikën me doktoraturat, lidhur me kushtet dhe numrin e doktoraturave që duhet të udhëheq një pedagog. Kjo besoj do rregullohet.


Ramë dakord për një rikonceptim të orëve. U ra dakord që do të analizohet në tërësi për të vendosur një koeficient. Ramë dakord parimisht që leksionet të kenë një koeficient më të madh se seminarët, si për bachelorin ashtu edhe për masterin.

Ne jemi të vendosur për kërkesat kryesore. Kërkesat tona janë të paekzagjeruara. Ekzagjerimi vjen nga perceptimi i gabuar i vlerës së parasë. Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë në kohë inflacioni, rimbursimet. Çdo qytetar është i mbështetur nga çdo qytetar. Qeveria ka mundësi që të rimbursojë diçka për studentët. Më datën 5 tetor, protesta vazhdon. Do jetë në formë tubimi. Do jetë forum me akademik dhe profesorë”, tha profesori për mediat.