Dëshmia tronditëse e qytetarit/ 35-vjeçarin nuk humbi kontrollin por e përplasi një grua! Makinat i kaluan lart

865
0

Një dëshmi tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit.

Policia njoftoi se 35-vjeçari i aksidentuar, që ndërroi jetë, kishte humbur kontrollin e motomjetit, por që burime për JOQ Albania tregojnë të kundërtën. Një dëshmitar bën me dije se ai është përplasur nga një automjet luksoz që drejtohej nga një vajzë.

Drejtuesi i motomjetit është përplasur në krahun e bordurës dhe trupi i ka fluturuar në anën tjetër. Fillimisht drejtuesja e mjetit që e ka përplasur i ka hapur rrugën, por që ka qenë në vështirësi nga një automjet tjetër dhe i ka zënë sërish korsinë motorit, duke e përplasur pas barrierës.

Sipas dëshmisë, raportohet se pas kësaj përplasjeje, i ndjeri është përplasur edhe nga makina të tjera.

Nuk dihet nëse policia ka nisur një hetim të mirëfilltë për këtë ngjarje, nëse ka qenë humbje e kontrollit të mjetit, apo i riu është përplasur nga vajza që ka qenë shofere në mjetin luksoz.

“Nuk humbi kontrollin, shpresoj qe verteta t dale sheshit, e perplasen, dhe mjeti qe perplasi ishte o gla o glc. Po asnje portal spo e thote te verteten, shoferja femër, ajo tipja dukej q kishte lek. Kam qen ne vendngjarje, vrapova dhe te kufoma, nuk dua t publikohem askund. Pervecse kishte vdekur, i kaluan dhe 2 makina sipër, Viktima ishte qeros, djalë i ri, kishte një të çarë tek balli.

Motorri ishte pas saj ja beri me drita ti hapte krahun ajo tentoi t hapte krahun duke kaluar n korsine e ngadalsimit, nderkohe ne korsine e ngadalsimit kishte 1 bmë seria 7, ai i ra bories, dhe zonja preu prap timonin. E ngjeshi te betoni, n krahun tj, trupi kerceu n anen tj t autostradës, kam ngelur akoma me traume per vete, motorri perfundoi n kanal, thjesht m vjen inat se e vrane dhe tani e vrasin per se dyti shpirtin e atij djali, nk kam asgje sepse kam zbritur nga makina me vrap pa asgje ne duar sepse e vetmja gje q mendova ishte ms ishte gjalle”tregon një qytetar.