Dëshironi të Rrisni Vajza të Suksesshme? Shkenca Thotë Duhet t’ua Merrni Shpirtin…

550
0

Një ditë, vajza ime do të më qortojë furishëm për këtë, por kjo është një histori që do t’i bindë prindërit kudo.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se pritshmëritë super të larta të prindërve për vajzat e tyre adoleshente – veçanërisht nëse këto pritshmëri ua kujtojnë atyre vazhdimisht – është faktori më i rëndësishëm në parashikimin e asaj nëse vajzat e reja do të rriten për t’u bërë femra të suksesshme.

Siç njëherë pati qënë botuar në shtypin e një universitetit, ku thuhej: “Prapa çdo gruaje të suksesshme qëndron një mama që s’kënaqet kurrë? Vajzat adoleshente kanë më shumë gjasa të kenë sukses në qoftë se i kanë nënat shtytëse”.

Merrjuani shpirtin më shumë, do të dështojnë më pak. Hulumtuesit në Universitetin e Essex-it zbuluan se vajzat të cilat “prindi kryesor” – zakonisht nëna – vazhdimisht shfaqte pritshmëri të larta prindërore kishin shumë më pak gjasa të binin në kurthe të cilat i pengojnë vajzat të kenë shanse suksesi në jetë.

Në mënyrë të veçantë, këto vajza kishin:

Më pak gjasa për të mbetur shtatzëna si adoleshente.
Më shumë gjasa për të ndjekur dhe përfunduar kolegjin.
Më pak gjasa që të ngecnin në tipologji punëesh, me pagë të ulët.
Më pak gjasa që të kishin periudha të zgjatura papunësie.

Studiuesit, të udhëhequr nga doktoranti Ericka G. Rascon-Ramirez, studiuan përvojat e më shumë se 15,000 vajzave britanike të moshës 13 dhe 14 vjeçare gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Sigurisht, shmangia e kurtheve kryesore nuk do të thotë që vajzat janë të destinuara të bëhen Sheryl Sandberg, Katie Ledecky ose Sara Blakeley të epokës së tyre.

Por kjo do të thotë se ato do të kenë më shumë gjasa të ruajnë mundësitë e tyre për të patur sukses më vonë. Dhe kjo, prindër të dashur, është pika në të cilën është kryer puna juaj.