Nga Mentor Kikia
Ka shume ironi dhe reagime kunder marrveshjes qe kryeministri Rama ka firmosur me homologen italiane per strehimin e refugjateve(afirkane dhe te Lindjes se Mesme) qe do te shpetohen ne det.
Qendra e Shengjinit do te jete pritese, per te seleksionuar ata qe fitojne te drejten e azilantit. Parashikohet rreth 36 mije ne vit.
Ku do te shkojne ata qe fitojne azil?
Ku do te shkojne ata qe nuk perfitojne azil?
Riatedhesimi andej nga kane ardhur eshte sfida me e madhe e perendimit sot me refugjatet e vendeve qe jane ne lufte me njeri-tjetrin apo me urine.
Megjithate, mund te ndodhe dicka tjeter.
Derisa shqiptaret po ikin nga dita ne dite, duke lene fshatra e qytete bosh, e shtepite mbyllur, perse te mos vijne te huaj qe ta punojne kete toke?
Te mbushin fasonerite, te ndertojne pallate, te sherbejne ne hotele e restorante?
Ju duket tradheti?
Mua me duket me shume tradheti dhe dezertim ikja masive nga vendi e nje populli, sepse ska qene asnjehere ne gjendje te marre vendimet e duhura per veten e tij.