Deri në 14 mln lekë për gratë, mbështetje nga Bashkia e Tiranës, ja kush përfiton

118
0

Çdo grua që ka një ide biznesi për ta zhvilluar këtu në kryeqytet mund të përfitojë deri në 14 milionë lekë. Iniciativa vjen nga Bashkia e Tiranës për të nxitur pjesëmarrjen në ekonominë qytetit me ide të realizueshme edhe nëse nuk e ke mundësinë e nevojshme financiare për ta mbështetur atë.

“Plani i ndihmës ka si objektiv mbështetjen e grave me ide biznesi, të cilat synojnë fillimin ose zgjerimin e një  biznesi të vogël ose shumë të vogël në territorin e Bashkisë së Tiranës.”

Për programin që do të zgjasë deri në 2026-ën Bashkia e Tiranës ka planifikuar një grant prej 12 milionë e 500 mijë lekë  lekësh për çdo  vit. Në varësi të idesë së biznesit dhe madhësisë së tij, mbështetja financiare nis nga niveli i 500 mijë lekëve.

Por për t’u klasifikuar përfitues janë disa kritere për plotësim.

“Përparësi do të kenë kategoritë e grave, si: kryefamiljare, gratë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës; gratë me aftësi të kufizuara;  gratë nga komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe gratë nga kategori të tjera.”

Kjo nismë që pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit, vjen në kuadër të Programit të Kujdesit Social për familjet dhe fëmijët për projektin “Fuqizimi i grave dhe nxitja e sipërmarrjes”.