Skip to content

Deputetja më e bukur shqiptare vendos shamine për Ramazan, ja si duket (Foto)

    Ajo është cilësuar prej kohësh si një nga politikanet femra më tërheqëse në Kuvendin e Kosovës, e cila ka tërhequr vëmendjen me bukurinë dhe format e saj.

    Deputetja e Kosovës, Duda Balje, ka publikuar disa foto në Instagram pranë të cilave ka treguar se po lutet në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe gjithashtu ajo esht mbuluar me shami.

    Kjo nuk është hera e parë që Duda vepron kështu pasi e kemi parë të tillë edhe në vitet e tjera gjatë Ramazanit.

    “Shpirt që ke aromë Ramazani dhe mengjesi syfyri. Fati im i madh është që edhe ketë ramazan e kam pritur me njerëzit që janë jeta ime.
    Kam shumë gjëra për të cilat do ta lartësoj Krijuesin tim, dhe ti falenderohem për çdo copë ajri që marrë frymë. I lutem dhe do ta lus për gjëra të njejta shëndet, paqe, fat e për njerëzit që i dua.

    Shpresoj në shpërblim, sepse Krijuesi im është dhurues, meshirues, do të përpjekem, do të punoj për këto. Zonjat e mia, çdo iftar, çdo buzeqeshje që japim agjëruesve tanë, çdo namaz, çdo lutje, shtëpia e pastër janë tregues të shpirtit të madh tonit. Në emer të kësaj, i lutem Allahut që të na ruan nga frika jonë, dhe të na dhurojë atë që ai di më së miri për ne !”, ka shkruar ajo pranë postimit.