8.5 C
Tirana

Deputeti socialist rrëfen: Si u larguam në ’97 me Lotarinë Amerikane

Date:

Share:

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë në panelet televizive teksa flet për aktualitetin politik. Por sot politikani Fidel Ylli ka dhënë një intervistë ndryshe. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Ylli tregoi më tepër rreth jetës private dhe familjes.

Ai është i martuar me Anitën dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, Deivi dhe Pegi, të cilët prej shumë vitesh jetojnë në SHBA. Politikani tregoi se në ’97 gruaja e tij aplikoi për Lotarinë Amerikane prej së cilës morën një përgjigje pozitive dhe për “hir të fëmijëve”, siç thotë vetë Ylli, u larguan nga Shqipëria. Sot, ai jeton me nënën e tij dhe shkon shpesh në Amerikë për të takuar familjen.

“Gruaja ime ka mbaruar ekonomikun dhe dikur punonte në Bankën e Shqipërisë. Në ’97 siç bëjnë gratë nëpër zyra, bën kërkesën për llotari dhe na vjen përgjigja pozitive. Unë nuk kisha dëshirë që të largohesha sepse isha shumë i lidhur me prindërit e mi dhe arsyeja tjetër ishte se sapo kisha ngritur biznesin tim. Unë përveç barit kisha hapur me miqtë e mi firmën e ndërtimit. Dhe në atë periudhë unë duhet t’i lija të gjitha dhe të shkoja në Amerikë.

Ishte e pamundur dhe bëmë një kompromis me bashkëshorten dhe për hatër të fëmijëve shkuam. Unë isha me mendje që nuk do të rrija atje dhe unë mbeta në ajër, çdo tre javë shkoj në Amerikë. Vajza, Pegi tani është në master, djali Deivi është në vit të tretë dhe nusja ime po bën të gjitha dokumentet për t’u kthyer në Shqipëri. Periudhën e rinisë që kaluam larg, të paktën ta kompesojmë në pleqëri. Fëmijët flasin shqip dhe e shkruajnë, por ata janë të rritur dhe vendosin vetë, nuk mund t’u them të kthehen në Shqipëri”, tha deputeti Fidel Ylli./tvklan.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.