Deputetit shqiptar i vjen ftesa per të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si president i Amerikës

1386
0

Në ditën e inagurimit të kandidatit demokrat si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të ftuarve të Joe Biden, është Deputeti i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Bislimi

Lajmi është bërë i ditur nga LDK, që përmes një komunikate dërguar mediave kanë konfirmuar ftesën nga Biden.

Bislimi është politikani i vetëm shqiptar që do të marrë pjesë në inagurimin si president të Joe Biden, i programuar për tu zhvilluar më 20 janar.

Për shkak të sulmeve pak ditë më parë në Capitol, numri i të ftuarve do të jetë i kufizuar dhe ata do të qëndrojnë të shpërndarë gjatë ceremonisë së betimit.

Ndërkohë, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Biden, presidenti i parë në historinë moderne që e bën një gjë të tillë.