Deputeti më i pasur/ Agron Shehaj zbulon pasurinë e tij marramendëse

669
0

Agron Shehaj gjatë bisedës në studion e Opinion është gjendur përballës pyetjes “Sa i pasur je”, ku tha se nuk i kujtohet mirë, por disa dhjetëra milionë.

Për më tepër ai tha se pavërësisht se në parlament del si politikani më i pasur, atje ka të tjerë që janë shumë më shumë të pasur.

Blendi Fevziu: Sa i pasur je?

Agron Shehaj: T’ju them një gjë. Unë kur shkoj në deklaratën e të ardhurave, unë dal njeriu më i pasur në parlament, unë jam 100% i bindur se aty ka shumë më shumë…

Blendi Fevziu: Ju sa i pasur jeni në pasurinë tuaj?

Blendi Fevziu: Sa e shkruani aty te letra?

Agron Shehaj: Nuk më kujtohet, por disa dhjetëra milionë…

Blendi Fevziu: E shikon si të ikën kujtesa te lekët.

Agron Shehaj: Disa dhjetëra.

Blendi Fevziu: A është moralisht e drejtë që një njeri me një pasuri të  tillë të futet në politikë?

Agron Shehaj: Absolutisht Fevzi, absolutisht. Unë jam i bindur që dikush…paratë nuk janë asgjë në jetë, nuk janë një gjë e keqe. Marrim shembullin kujt duam t’i ngjajmë ne Fevzi. Marrim një nga demokracitë më të mëdha në botë, Amerika, të gjithë presidentët kanë qenë siparmarrës.