Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka bërë deklarata të forta ndaj SHBA teksa ishte i ftuar në emisionin TopNews .
Besoj se nëse me 25 prill do te kishim një arbitër të paanshëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita do ishte në pushtet. Inxhinieria elektorale, e mundësoi Edi Ramën të mbante mandatin e tretë. Një mandat që nuk do e mbante nëse s’do kishte pasur një sy shkelje ndërkombëtare”, tha Gjekmarkaj.
Po thoni se PD i humbi zgjedhjet sepse nuk kishte mbështetjen e amerikanëve
Ndër të tjera po. U lejua qeveria të manipulojë zgjedhjet .
Ak.uzë e rëndë ndaj SHBA…..
Jo nuk akuzoj. Jam promovuar idenë që pro amerikanizmi i Partisë Demokratike nuk duhet të vihet në diskutim. Që asnjë perspektivë antiamerikane nuk është e dobishme për Partinë Demokratike dhe elektoratin e saj.
Jo çështja është që ato kanë pasur një problem me opozitën e Shqipërisë dhe kanë gjykuar që ndoshta është më mirë që Edi Rama të vazhdojë edhe disa kohë. Deri sa opozita të ndreqë problemet që ka me SHBA. Nuk po them që SHBA kanë promovuar, sepse atë thanë që besoni tek ndryshimi, votoni ndryshimin.
E dhanë mundësinë. Por nga ana tjetër, ambasadorët në Tiranë e lejuan Edi Ramën që ta ndryshojë Kushtetutën. Në qoftë se ata do të ishin me dorë të hekurt, të respektohej marrëveshja e 5 qershorit, jam i sigurt që Kushtetuta nuk do prekej, nuk do ndryshonte forma e mëparshme e koalicioneve që do lejonte opozitën të vinte në pushtet”, tha ai.