Deputeti Arben Elezi, fjalimi në Kuvend: Jam krenar dhe mirënjohës për të gjithë ata që më mbështetën (Video)

1595
0

Sot Kuvendit iu shtua listës së deputetëve një emër tjetër, Arben Elezi nga PD qarku Elbasan

Pas betimit Elezi ka preferuar dhe të flas në Kuvend, duke kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe tha se është gati që të bashkojë votat me shumicën për të miratuar reformën zgjedhore.

“Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike, Peqini mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë. Listat e mbyllura nuk shprehin vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë jam për sistem mazhoritar dhe lista të hapura. Do të votoja me shumë dëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do të votoj cdo ligj në interesin e shqiptarëve”, u shpreh Arben Elezi.