Denoncimi tronditës i ish kryeministrit: Po fshihen rastet me Covid-19 në universitete

400
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin që i ka ardhur nga një qytetar, i cili i shkruan se po fshihen rastet me Covid-19 në Universitetet e Tiranës.

Qytetari shkruan se dy punjonjës të rektoratit kanë shfaqur simptomat e koronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi.

Sipas tij këta punonjës nuk pranohen në spital, sepse nuk duan që rastet të bëhen publike në prag të zgjedhjeve në universiteteve.

Denoncimi i plotë:

Fshihen rastet me covid19 ne Universitet!

Te semur me simptoma te covid19 nga Universiteti nuk i pranojne ne spital per shkak te zgjedhjeve.

Punonjesve nuk ju bejne testet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha një ngjarje e shëmtuar e fshehjes së rasteve me covid-19 po ndodh në Universitetin e Tiranës. Të paktën dy punjonjës të rektoratit janë prekur nga simptomat e coronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi. Të paktën një prej tyre nuk e kanë pranuar në spital edhe pse me temperaturë të lartë, sepse nuk duan ta bëjnë publike në prag zgjedhjesh në universitet, ngaqë e morën vesh ku punonte. Më tepër se gjysma e punonjësve në rektorat spo shkojnë më në punë nga frika. Dhe të mendosh se sa punonjës efektivë, gazetarë, pedagogë e studentë hyjnë përditë për probleme të ndryshme institucionale aty. Është kontaktuar edhe me disa gazetarë për ta bërë publike, por se marrin përsipër ta nxjerrin si lajm pasi nuk jua kanë miratuar eprorët. Për respekt të personave dhe etikë nuk i publikojmë emrat e punonjësve me covid, pasi janë profesionistë të përkushtuar, familjarë dhe njerëz shumë të mirë. Respekte për ju.