Skip to content

“Demokratët të tronditur” Statuti parashikon dorëheqjen e Berishës në rast humbjeje. Kush pritet të jetë zëvëndës..

    Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri, e cila raporton nga selia e PD, deklaroi se demokratët janë tronditur nga rezultati i deritanishëm. Teksa janë numëruar vetëm 1791 kuti nga 5225 në total, PS kryeson në rang vendi me 240114 vota (52.54 %), e ndjekur nga PD me 157236 vota (34.40 %).

    Gjatë transmetimit maratonë në Vizion Plus, në komunikim me moderatoren Pranvera Borakaj, gazetarja Blaceri raporton se statute i miratuar gjatë kuvendit të dhjetorit 2021 i miratuar nga PD parashikon dorëheqjen e kryetarit në rst të humbjes së zgjedhjeve.

    Olta Blaceri: Qëndrimin përfundimtar do të na duhet të prsim kur votii të shkojë drejt fudit ose kur të ketë përfunduar.

    Pranvera Borakaj: A e mendonin demokratët një rezultat të tillë në të gjithë Shqpërinë?

    Olta Blaceri: Gjatë gjithë fushatës dyshimet dhe optimizmi shkojnë bashkë. PD ka kaluar tre humbje, kjo është hera e katërt që humb përballë Ramës. Demokratët janë tronditur nuk e prisnin këtë rezultat.

    Pranvera Borakaj: A e ka të nevojshme PD një analizë të thellë dhe a pritet që Berisha të respektojë statutin?

    Olta Blaceri: Ka një ndryshim statutor që bëri Berisha në dhjetor 2021 në kuvendin e dhjetorit. Ai ndryshim thotë që kur PD humb zgjedhjet parlamentare, kryetari duhet të japë dorëheqjen.