Dëmet e tërmetit 985 mln euro

416
0

Eshte bërë publike shifra e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë.

Në një konferencë për mediat, ministri Blendi Cuçi tha se ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë eurove.

Çuçi deklaroi se raporti ka përfunduar në datën 30 Janar. Në total nga katastrofa u prekën 202.291 persona nga 11 bashki të vendit deklaroi ministri, ndërkohë që shtoi se zhvendosi nga banesat mbi 17.000 njerëz.

Sipas tij, raporti është hartuar sipas standardeve të BE-së, ku kanë marrë pjesë rreth 90 persona ekspertë të huaj të huaj dhe vendas.