“Delta” po shqeteson botën, “EMA” bën parashikim e zi për muajin Gusht: Nuk duhet humbur kohë

471
0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar diten e djeshme se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e va ksinës janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

“EMA” tha se të dhënat tregojnë se “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës. Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital. Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vak sinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vak sinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se “çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë”.