‘Delirant dhe megalloman’, po i prishin shqiptarët.. Ish ministri sulmon Blendi Fevziun.

820
0

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, pas tërheqjes nga jeta politike, duket se është shndërruar në një kritik të fortë të emisioneve televizive.

Në një shkrim të publikuar së fundi ai ka sulmuar ashpër gazetarin Blendi Fevziu, duke e quajtur atë të cekët dhe gjitholog. Pango thotë se Fevziu si një mësues gjeografie, fut hundët në çdo temë, duke zbehur zërin e ekspertëve.


Ja çfarë shkruan ai për emisionin Opinion:

Eshtë bërë misherim i dekulturimit kombëtar, cektësisë së trajtimit të problemeve, apo trajtimit në mënyrë fluturake. I keqmenaxhuar që nga numri i madh i të ftuarve që mezi u vjen rradha të flasin nën shkopin e dirigjentit të rrafshtë në çdo aspekt (dydimensional) e deri te të ftuarit e perhershëm të emisioneve politike që dihet ç’do flasin, e për kë do cicërojnë; që nga pseudospecialistet e deri te hundëfutja kudo e Blendit të gjithanshem.

Edhe kur ka specialistë, lejohen të flasin shumë pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithëzotërues i “mesuesit të gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet të shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit të madh. Duket sikur mezi pret ta mbyllë duke “ kaluar rradhën” edhe këtë emision ndër të tjerë, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe për mediokrit, kollajllek i pulteve të lodhura të teleshikuesve dembelë.

Aty shqiptarët mësojnë (ç’mësojnë) për kulturën, artin, sportin, shkencën, historinë e sidomos politiken a ngjarjet e ditës, sigurisht me shumë se nga të ftuarit, nga Blendi, specialisti më i mirë i kulturës, tifozi numër një i kombëtares, demokrati i parë rinor shqiptar, nuhatësi më i holle i politikës, dijetari mbi dijetarë, natyrisht në një rrafsh tejet të rrafshtë. Aty mendohet se kanë filluar e do fillojnë pa përjashtim gjithë revolucionet, levizjet sociale, përmbysjet e mëdha. Kujtoni si i udhehoqi në studio edhe studentët protestues me megafon para ca javësh.

P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht në Opinion nga ky i gjithëditur, ju lutem mos ma merrni për konflikt interesi. Nuk mund të mos e pershkruaja si psikolog objektivisht ketë fenomen psikologjik shqiptar( e kam përsonazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”). Nuk është thjesht analizë quasipsikologjike. Problemi nuk është tek një emision apo dy. Ky dhe ca të tjerë prej vitesh kanë prishur e po prishin apo po formësojnë keq, çdo dite në mënyre sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore të shqiptarëve. Delir dhe megallomani e paparë.