Del VIDEO e re e aksidentit pranë TEG-ut ku humbën jetën tre të rinjtë

236
0

Pamjet e reja të kamerave të sigurisë rrëzojnë të gjitha pretendimet se shoferi 20 vjeçar i Audit që u aksidentua dy ditë më parë pranë rrethrrotullimit të TEG nuk ka përdorur frenat. Ato provojnë të kundërtën.

Siç shihet, pavarësisht se Audi A8 lëviz me shpejtësi, Klevis Ruçaj tenton të frenojë të paktën 200 metra para se të mbërrijë në rrethrrotullim. Këtë e provojnë dhe dritat e frenave të sistemit “ABS” që pulsojnë pa pushim në pjesën e pasme të makinës.

Mirëpo, duket se problemi qëndron te sistemi i frenimit të mjetit. Në vendngjarje nuk janë konstatuar gjurmë frenimi, fakt që nuk përputhet me veprimin e shoferit, i cili vepron disa herë mbi frena për të ndaluar para se të arrijnë në fund të rrugës.

Fatkeqësisht, nga aksidenti tragjik ka ndërruar jetë shoferi 20 vjeçar Klevis Ruçaj dhe dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini. Do të jetë Policia Rrugore ajo që do të dalë me verison më të saktë dhe ekspertizë finale se çfarë e shkaktoi aksidentin e së enjtes mbrëma në Tiranë.

VIDEO