Del vendimi në “minutat e fundit”, ja sa para do të marrin pensionistët

1856
0

Qeveria ka marrë vendimin final për të akorduar bonusin për pensionistët. Shuma e parave nuk do të jetë 5 mijë lekë si çdo vit por këtë fundvit do të jetë 3 mijë lekë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë me rastin e fundvitit.

Ky vendim u mor në “minutat e fundit”, pas shumë konsultimeve në kabinetin qeveritar, duke pasur parasysh situatën financiare ku ndodhet vendi pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Një bonus 3 mijë lekë për çdo pensionit dhe kategorinë e personave që trajtohen me pension të veçantë”.