Skip to content

Del rezultati përfundimtar i numërimit elektronik i njësisë 10 në Tiranë, kryeson PS me Fatmir Xhafaj..

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.

    Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03%, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34%.

    Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

    Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.

    Sa i përket kampit të djathtë, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.

    • Partia Socialiste kryeson me 5304 vota.
    • Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 3498 vota.
    • Partia Mundësia 694 vota.
    • Lëvizja Bashkë 397 vota.
    • Nisma Shqipëria Bëhet 319 vota.
    • Koalicioni Euroatlantik 220 vota.
    • Lëvizja Atdheu 28 vota.
    • Partia Socialdemokrate 222 vota.
    • Koalicioni Djathtas për Zhvillim 97 vota.
    • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 31 vota.
    • Partia Aleanca Demokracia e Re 7 vota.

    Kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës. Por pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës.