Del rezultati i testit per koronavirusit i Donald Trump

375
0

Ka dalë sot rezultati i testit të koronavirusit për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka rezultuar negativ pas testit të koronavirusit.

Presidenti amerikan njoftoi të premten se ka kryer testin e koronavirusit, nëpërmjet një prononcimi për gazetarët.

Trump ishte i pranishëm në një konferencë ku ndodheshin edhe dy persona që dolën pozitivë me koronavirus pas testeve.

Trump tha të shtunën se kishte matur temperaturën para se të hynte në Dhomën e Konferencave të Shtëpisë së Bardhë.

Ai iu tha gazetarëve se temperatura e tij ishte normale.

Presidenti i SHBA-së deklaroi se e mori përgjigjen e testit “vetëm se shtypi po çmendet”.

Vendimi i Trump për t’u testuar për koronavirus vjen pasi ai nuk ishte i shqetësuar për kontaktin e ngushtë me një zyrtar brazilian, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sekretari i shtypit për presidentin brazilian dhe një zytar tjetër rezultuan pozitiv me koronavirus, por pa shfaqur simptoma.