Skip to content

Del parashkimi i Motit per javen ne vijim, ja cfare na pret (Tabela per 5 dite)

    Java e ardhshme në vendin tone sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak pritet të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qendrueshme.

    Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina. Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

    Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

    Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten si në figurën me poshte.

    Ju urojmë një javë të mbarë!