Del parashikimi i motit për muajin Maj, priten dhe rreshje dëbore..

1480
0

Ditët e para të muajit maj, i cili eshte i fundit i stines së Pranverës dhe ka nisur i fresket, me luhatje të shumta të temperaturave dhe reshje shiu, por ditet e fundit presim qe kjo situate te ndryshoje.

Meteorologia Tanja Porja tha sot se 15 ditëshi i parë i muajit Maj do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë në pjesën e dytë të muajit, temperaturat mund të kapin vlerën 28 gradë celsius.

“Pjesa e parë e muajit Maj paraqitet e freskët, me prezencë të vranësirave, por sasi shirash të pakëta. Pjesa e dytë e muajit sjell stabilizim të motit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë vranësira dhe shira, por do të jenë më pak prezente dhe temperaturat do të jenë më të larta. Në datat 5-6 Maj pritet të ketë reshje dëbore në male, kryesisht në Veri dhe Verilindje. Zona qendrore e vendit spikat disi me temperatura më të larta, me 1.5 deri në 2 gradë më të larta nga mesatarja. Në pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të kapin vlerën deri në 28 gradë celsius”, tha Porja.