Del parashikimi i motit për javën qe vjen, priten ‘surpriza’ të mërkuren dhe të enjten (TABELA)

1620
0

Java e parë e ketij muaji parashikohet të jetë e nxehtë dhe me diell me tiparet e një pranvere të vërtetë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash. Më tej qendrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes.

Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri. Prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira.

Era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tëj kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë. Valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Më poshtë edhe parashikimi për 5 ditët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.