Del parashikimi i Motit për javën që vjen, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas SHMU (Video)

Sipas parashikimeve të SHMU, javën që vjen vendi ynë pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.

Nga dita e hënë deri ditën e mërkurën në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra.

Ditën e enjte dhe të premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Përsa i përket fushës termike pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.