Sipas parashikimeve te SHMU, java që nisëm pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Duket se ditët do ti ngjajnë njëra-tjetrës ku moti fillimisht prite të jetë me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.
Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.