Skip to content

Del parashikimi i Motit per javen ne vijim (Tabela per 5 dite)

    Ky eshte parashikimi i motiti për javën që sapo nisëm:

    Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët.

    Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe varënsira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshej lokale shiu.

    Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

    Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

    Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës.