Del parashikimi i motit për javën në vijim, ja cfarë na pret sipas SHMU (Tabela për 5 ditë)

5536
0

Sipas SHMU, edhe pse ndodhemi në pikën kulmore të stinës së pranverës (për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e verës) vendi ynë po vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Madje u bë një kohë e gjatë me reshje shiu ndërsa të gjithë pyesin se cfar do të ndodhë në ditët në vijim? Le të spjegojmë pak më poshtë në mënyrë të përmbledhur se cfarë po ndodhë dhe se si parashikohet moti për javën që presim përpara.

Duke analizuar hartat e parashikimit të shresës së sipërme të troposferës (Geopotential 500hPa) vihet re një zonë e zgjeruar e disa qëndrave të presionit të ulët jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të kontinentit europian. Depërtimi i këtyre qëndrave (cikloneve) shoqërohet me mot kryesisht të paqëndrueshëm; madje për shkak të masave ajrore me origjinë veriore edhe më temperatura disa gradë më të ulta se sa mesataret e zakonshme për stinën që ndodhemi.

Ky konfiguracion hartash është i pazakontë për periudhën që ndodhemi pasi ajo cfarë pritej gradualisht mbi vendin tonë është depërtimi i Anticiklonit të Azoreve (rrallë herë ai afrikan) shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme si dhe rritje të temperaturave.

Megjithatë në këtë paqëndrueshmëri të madhe nuk do të mungojnë ditët me diell apo orët me diell. Duhet theksuar se për shkak edhe të kontrasteve të forta termike (reflektuar kjo dukshëm edhe në hartat e parashikuara për shtrësat e poshtme të troposferës 850hPa); jo vetëm që do të kemi ditë me reshje shiu, por në relievet kodrinore – malore (dhe jo vetëm) reshjet e shiut në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve të vrrulshme shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Përsa u tha më lartë, për ditën e Hënë moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në qendër dhe veri deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas në pjesën e dytë të ditës mot kryesisht i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

Nga dita e Martë deri ditën e Enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Java mbyllet me ditën e Premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale.