Del parashikimi i motit për fundjavën, ja cfarë pritet të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

25108
0

Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.